Sherr masiv mes lojtarëve të Besës dhe Turbinës, dhunë edhe mbi policinë, gjithçka pas një faulli. Shoqërohen 10 lojtarë e dy tifozë (FOTO)

May 21, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një faull ka mjaftuar që të shpërthejë dhuna mes lojtarëve të Turbinës dhe atyre të Besës në ndeshjen e luajtur sot në Durrës për takimet e Play Off-it. Pas faullit të shkaktuar në zonë nga ana e mbrojtësit Dimo ndaj portierit kundershtar, teksa lojtari ka shkuar t’i shtrëngojë dorën portierit, aty ka nisur edhe konflikti. Gjyqtari e ndëshkoi me të kuq Dimon, por mbrojtësi refuzoi të dalë nga fusha. Kur Jemini ka kërkuar ndihmën e policisë për ta nxjërë nga loja, aq ka mjaftuar për të rritur tensionin në fushë dhe tribunë, ku tifozët kanë hedhur karrige dhe shishe të shumta në fushën e blertë.

Incidenti ne fushe

Në këtë sherr janë përfshirë më pas edhe lojtarët e tjerë të të dyja skuadrave. Ndërsa forcat e policisë që shkuan në fushë për të qetësuar situatën, kanë rënë pre e dhunës së lojtarëve, të cilët kanë qenë të pabindur ndaj thirrjes së Policisë.

Burimet e Panorama Online thanë se gjithçka ndodhi në minutën e 62-të, kur rezultati i ndeshjes ishte 2-0 në favor të Besës.

Gjithçka u mbyll pas avantazhit të Besës. Skuara e Turbinës la fushën e lujës, pas një kontestimi të gjatë të tifozëve dhe lojtarëve për penalltisë në favor të kavajsve. 

Policia e Durrësit ka nisur hetimet paraprake, ndërkohë që ka shoqëruar 10 lojtarë të Turbinës, edhe dy tifozë të Cërrikut, që akuzohen se kanë ushtruar dhunë mbi policinë në sherrin masiv.

Incidenti sot

Besa mundi Turbinën duke i shuar ëndrrën për Kategorinë e Parë. Kavajasit shënuan dy herë në portën kundërshtare me anë të Çelhakës dhe Sallakut, për vetëm 10 minuta.

Incidenti sot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura