Policia hap konkurset për punonjës civilë, Tahiri: Bashkëpunimin me qytetarët kundër kriminalitetit

Apr 27, 2015 | 10:49
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës bëri sot me dije se ka hapur konkurset për punësim në zyrat e shërbimit të qytetarëve dhe operatorëve 129. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa ftoi të aplikojnë të gjithë ata persona që kanë mbarruar arsimin e lartë. 

Ardian Çipa

“Shpallim vendet vakante për aplikim të punonëjsve civilë në zyrat për shërbimin e qytetarëve dhe të operatorëve 129. Policia e Tiranës pas krijimit të zyrave për shërbimin e qytetarëve po rivendos marrëdhënie të reja  të ecur përpara sipas modelit “One stop shop”…Punonjësit e policisë që do të shërbejnë si operatorë pranë 129 thelbësore do të kenë sjelljen dhe komunikimin për të kthyer besimin tek qytetarët…Të rinjtë që kanë përfunduar studimet mund të aplikonë në këto struktura për të rritur standardin dhe imazhin, për të plotësuar kërkesat e qytetarëve. Krahës punës së infrastrukturës për ambientet është punaur edhe për krijimin e akteve ligore për funksionimin e këtyre zyrave”, tha ai gjatë fjalës në aktivitetin ku mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ministri Tahiri gjatë prezantimit të projektit të ri të Policisë së Tiranës, deklaroi se Zyrat e Shërbimit Qytetar do të zgjidhin çështjen e korrupsionit në polici. 

Tahiri gjatë fjalës

“Lufta ndaj kriminalitetit kalon nga bashkëpunimi polici-qytetar. Qytetari duhet të jetë klient, në mënyrë që të gjejë shërbimin në kohë rekord dhe pa korrupsion. E nisëm këtë reformë me Zyrat e Shërbimit Qytetar, duke shndërruar ambientin dhe mënyrën e kërkesës nga ana e qytetarëve…Jo rrallë, mosdhënia e shërbimit apo vonesa në shërbim ka shërbyer si pretekst për t’i hapur rrugën korrupsionit. Me këtë sistem, zgjidhim këtë problem pasi monitorojmë punonjësin e policisë që duhet t’i përgjigjet qytetarit në kohë”, tha Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura