Shënon rritje numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me virusin, në 24 orët e fundit

Jul 8, 2020 | 17:16
SHPËRNDAJE

163 të infektuar, 8 të vdekur dhe 230 të shëruar është bilanci i Covid-19, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

koronavirus-maqedoni-696x435

Përhapja gjeografike e rasteve: Shkup 87, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadarci-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Shën Nikollë-9, Kërçova-3, Resnje-5.

Instituti i Shëndetit Publik bën  të ditur se gjithsej 230 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Përhapja gjeografike e të shëruarve: Shkupi-126, Kumanova-31, Shtipi-11, Prilepi-1, Tetova-45, Velesi-7, Kavadarci-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikolla- 2, Resnja-2, Negotina-2.

Gjatë 24 orëve 8 persona kanë humbur betejën me virusin COVID-19, ndërsa disa prej viktimave kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Tetova. Viktimat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar, kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin. Për momentin në territor 3493 raste janë ende aktive me Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura