Shënohet viktima më e re e COVID-19/ Ndërron jetë foshnja 37 ditëshe, mbërriti me ethe në spitalin pediatrik

Mar 8, 2021 | 23:03
SHPËRNDAJE

Viktima më e re e pandemisë së COVID-19 është shënuar në Greqi, ditën e sotme. Mediat fqinje shkruajnë se foshnja, 37 ditëshe nuk kishte ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese, por shfaqi simptoma të rënda disa ditë pas lindjes.foshnje

Foshnja u kurua në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sofia” dhe për 17 ditë luftoi fort me koronavirusin, por pa rezultat.

I porsalinduri u shtrua me ethe në spitalin pediatrik, në të gdhirë të së shtunës, më 13 Shkurt. Foshnja shoqërohej nga gjyshja e tij dhe qëndroi në klinikën Covid-19 për disa ditë, por gjendja e tij u përkeqësua më 18 shkurt kur ai u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit, “Aglaia Kyriakou”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura