Shëndeti i fëmijëve i “kërcënuar”, vaksinimi u përkeqësua pas pandemisë! Ç’tregojnë të dhënat e INSTAT

Jan 12, 2024 | 7:17
SHPËRNDAJE

Fëmijët e sotshëm rrezikohen nga një seri sëmundjesh në disa raste vdekjeprurëse për arsye se vaksinimi është përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë. Të dhënat finale nga INSTAT tregojnë se edhe përgjatë 2022 treguesit e vaksinimit u përkeqësuan me tej.

vaksinimi-i-femijve

Në vitin 2022 u vaksinuan për tuberkulozin 98.7 për qind e fëmijëve nga 99.7 % që ishte ky tregues në vitin 2015. Përkeqësim kishte edhe me vitin 2021 ku vaksinimi i fëmijëve për tuberkulozin ishte 98.8%.

Rënie pësoi edhe vaksinimi ndaj difterisë, i cili u injektua ne 95 % të fëmijëve më 2022 nga 95.8% më 2021, ndërkohë që para pandemisë kjo vaksinë aplikohej në 99.8% të fëmijëve.

Vaksina e tetanosit u aplikua në 95% të fëmijëve më 2022 nga 95.8% në vitin 2021 dhe nga 99.8% që ishte para pandemisë Covid-19.

Fruth-Rubeola u aplikua vetëm bë 89.3% të fëmijëve nga më shumë se 95% para pandemisë.

Gjithashtu vaksina ndaj Poliomielitit u krye vetëm ne 98 % të fëmijëve nga 99.1% më 2013.

Programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF) raporton se çdo vit vaksinimi shpëton 2 deri në 3 milionë fëmijë nga sëmundjet vdekjeprurëse.

Vaksinat mbrojnë dhe ndihmojnë fëmijët të rriten shëndetshëm. Ato sigurojnë mbrojtje kundër sëmundjeve që mund të çojnë në pasoja të rënda, duke përfshirë edhe aftësinë e kufizuar, madje edhe vdekjen, veçanërisht në rastet kur sistemi imunitar është ende në zhvillim, si tek rasti i foshnjave.

Në vitin 1995 në vendin tonë u prekën një masë e madhe personash që nuk kishin vaksinuar nga poliomieliti në fëmijëri, ku shumë prej tyre humbën jetën ose mbetën me aftësi të kufizuara.

Mos vaksinimi në kohën e duhur në rast të shfaqjes së sëmundjeve shumë ngjitëse fëmija i pa-vaksinuar dhe të gjithë të tjerët janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Fëmijët e pa vaksinuar janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundje të rrezikshme, si fruthi, i cili mund të shkaktojë pneumoni dhe madje vdekje, ose poliomieliti, i cili mund të çojë në paralizë të pakthyeshme e madje dhe në vdekje.

Në Shqipëri vaksinimi nuk është i detyruar, por ka disa mekanizma që detyrojnë prindërit. Qeveria ka kushtëzuar disa shërbime me vaksinat. PSH fëmijët nuk mund të regjistrohen në klasë të parë nëse nuk kanë bërë vaksinën./Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura