Hodhi bomba molotov gjatë protestës para Bashkisë Tiranë, arrestohet 31-vjeçari!

Apr 27, 2024 | 9:45
SHPËRNDAJE

 

Është vendosur në prangat e policisë një 31-vjeçar i cili akuzohet se gjatë protestës para Bashkisë Tiranë të opozitës hodhi bomba molotov.protesta bashkia tirane

Në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari me iniciale M. H., banues në Laç, i cili akuzuohet veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë 61-vjeçari me iniciale Xh. V., , banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura