“Shëndetësia, dështim i Ramës”/ PD publikon videon: E vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një…

Oct 25, 2020 | 21:13
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video, nga njëra anë me deklaratat e Ramës për shëndetësinë dhe nga ana tjetër deklaratat e qyetarëve me pakënaqësitë për sistemin shëndetësor.

Sipas Bardhit, shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të kryeministrit Rama.

Teksa shkruan se qytetari vdiq duke kerkuar serum, Bardhi thotë se këmbana e alarmit po bie çdo ditë.

 

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.

  • Ilaçet nuk janë të sigurta.
  • Sistemi është i rrënuar.
  • Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
  • Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.

? Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale!

Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura