SHBA: Rusia kërkon rrisë ndikimin e fshehtë politik për të minuar sanksionet

Sep 14, 2022 | 7:11
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Rusia të kthehet gjithnjë e më shumë në financimin e fshehtë politik në muajt e ardhshëm për të minuar sanksionet ndërkombëtare për luftën në Ukrainë, ka thënë të martën një zyrtar i lartë i administratës Biden, shkroi Reuters.

rusia

Ai ka thënë se kjo po bëhet edhe për të ruajtur ndikimin e Moskës jashtë vendit.

Zyrtari informoi se Rusia ka transferuar më shumë se 300 milionë dollarë partive të huaja politike, zyrtarëve dhe politikanëve në mbi 20 vende që nga viti 2014, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Ai ka shtuar se përpjekjet, duke përfshirë financimin për grupet e mendimit për të mbështetur partitë politike nacionaliste të ekstremit të djathtë, ishin përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda.

“Ne mendojmë se kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe po angazhohemi me aleatët dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion rreth këtij kërcënimi”, tha zyrtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura