“SHBA nuk ka në fokus rajonin tonë”, ish-ministri i Jashtëm: Thaçi, jo serioz

Aug 24, 2018 | 17:24
SHPËRNDAJE

“Evropa nuk do ta humb gjakftohtësisë, për të gjetur një zgjidhje të mirë për Kosovën”, ishte kjo deklarata e Besnik Mustafajt në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News24.

Më tej Mustafaj ka thënë se  SHBA ka preferuar që të rri indiferentë në çështjen e korrigjimit të kufijve, pasi nuk është në fokus të saj rajoni jonë.

Por ashtu ish-ministri i Jashtëm, ka komentuar dhe deklaratat e Thaçit dhe tha se  ka qenë jo serioz në propozimet që ka bërë.

BESNIK MUSTAFAJ

Pjesë nga intervista

Ka mundësi vërtetë që në Shtëpinë e Bardhë

Ajo nuk ka një vëmendje të madhe, ndaj problemit të vogël, siç e quante ata këtë shkëmbim të mundshëm. Unë e shikoj Shtëpinë e Bardhë, jo shumë të fokusuar në çështjet e rajonit t tonë.

Nuk ka tjetër përveç, Thaçit dhe Vuçiçit që kanë hedhur këtë ide?

Ka dhe të tjerë, në Serbi ka shumë vite që diskutohet kjo gjë. Në Serbi nuk përdoret asnjë herë termi kosovarë. Thaçi mua më duket jo serioz, dhe ai e di se çfarë fuqi ka në Kushtetutë. Sa do kurajozë të jetë, për këtë çështje ai është i pafuqishëm. Në Kosovë të gjithë janë në mendim unanim, përveç Baton Haxhiut, asnjë nuk janë dakord me këtë tezë. Thaçi ka bërë deklarata surrealiste, pasi ka thënë që do marrë Preshevën dhe nuk do jap asgjë.

Kjo konsiderohet si diçka Beograd-Prishtinë, apo është më shumë?

Kosova njihet si një territor amerikan, pasi ka shumë influencë. Nuk mund të them që ësthë në një pazar të madh, por nuk mund ta them me bindje. Edhe SHBA sado influence të kenë në Kosovë, asnjë nuk mund të vendos për territorin e tyre. Nuk mund të vendoset nga lart, kjo gjë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura