SHBA e cilësoi grupin mercenar rus si organizatë kriminale, zbardhet letra që “Wagner” i dërgoi Shtëpisë së Bardhë: A mund të na sqaroni…

Jan 21, 2023 | 20:01
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit mercenar rus Wagner i ka dërguar një letër Shtëpisë së Bardhë, ku i kërkon që të përmendin krimet që ky grup ka kryer.

pjimage_20_per1qn

Sipas mediave të huaja, Yevgeny Prigozhin, financier i grupit famëkeq Wagner, përmes letrës së dërguar, kërkon të dijë se për çfarë akuzohet kompania e tij.

Kujtojmë se SHBA ka njoftuar sanksione të reja ndaj grupit, i cili po lufton në disa nga pikat më të ashpra në Ukrainë.

Ditën e djeshme, Grupi Wagner është caktuar një organizatë e rëndësishme kriminale transnacionale nga SHBA.

Prigozhin ndau letrën, e cila ishte shkruar në anglisht dhe drejtuar zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në kanalin e tij Telegram.

“I nderuar zoti Kirby, a mund të sqaroni ju lutem se çfarë krimi është kryer nga PMC Wagner?” shkroi ai.

Kirby e kishte quajtur Wagner-in një “një organizatë kriminale që po kryen mizori të përhapura dhe shkelje të të drejtave të njeriut”.

Wagner është një grup ushtarak privat i njohur për pamëshirshmërinë e tij dhe për rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura