Shaqiri gol legjendash, hyn në historinë e Evropianëve me Van Basten

Jun 25, 2016 | 22:37
SHPËRNDAJE

Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë ndoshta jo vetëm që do të jetë goli më i bukur i Euro 2016, por edhe nja golat historik.

Gazeta italiane më e madhe sportive “Gazzetta dello Sport” e ka krahasuar me golin e Mark Van Basten.

Për koincidencë, golat janë shënuar në të njëjtën datë por me diferencë 28 vite.

Më 25 qershor 1988, Van Basten shënonte ndaj Bashkimit Sovjetik në finalen e Kampionatit Evropian.

Goli i holandezit konsiderohet si një më të bukurit në historinë e futbollit për nga mënyra e ekzekutimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura