‘Serbia, kundër pavarësisë së Kosovës’, Petro Koçi ‘përplaset’ në Beorgad. Ja si i përgjigjet zyrtarit serb

Oct 11, 2018 | 14:30
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i eshte përgjigjur sot flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic, teksa zhvillohej Ministeriali i Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM), në Beograd.

petro

Reagimi i Koçit, erdhi pasi përfaqesuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

“Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”- deklaroi Koçi, ne pergjigjen direkte qe i dha zyrtarit serb.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura