Seks me 13-vjeçaren, pranga të riut

Nov 3, 2012 | 13:28
SHPËRNDAJE

FIER – Një e mitur në klasën e shtatë pranon në Polici se e kishte të dashur, pasi prindërit e saj akuzuan një të ri për përdhunimin e saj. Policia e Fierit bëri të ditur se arrestoi shtetasin Ferdinand Zenunaj, 21 vjeç, nga fshati Varibop i këtij rrethi. “Ndalimi i tij u bë për veprën penale ‘marrëdhënie seksuale me të mitura’, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare”, bëri të ditur Policia. Mësohet se i riu është arrestuar pas denoncimit të kryer nga familjarët e 13-vjeçare. Ata e kanë akuzuar Zenunajn për përdhunimin e vajzës së tyre. Por më pas e mitura është marrë në pyetje dhe ka deponuar se kishte shkuar me dëshirën e saj dhe se e donte të riun. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe ky i fundit, por ai u prangos pasi ka kryer marrëdhënie me të mitur, veprim i cili dënohet me ligj.         m.r

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura