Sapo erdhi në Kosovë, Loredana fotografohet sërish me Mozzik në Prishtinë. Çfarë po i thotë këngëtarit që është afruar kaq shumë?

Oct 30, 2020 | 20:01
SHPËRNDAJE

Tashmë lëvizjet e Loredanës ka bëjnë të mendojmë se ajo dhe Mozzik janë rikthyer bashkë dhe tashmë po kurdisin diçka. E mendojmë këtë gjë sepse ata vetë e lënë të nënkuptohet, si edhe në rastin e fundit.

mozzik dhe loredana (4)

Loredana erdhi sërish dje në Kosovë dhe çifti është fotografuar sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Telegrafi ka arritur të sigurojë një tjetër fotografi të çiftit, të realizuar gjatë ditës së sotme (e premte), ku janë parë së bashku në një hotel.

Ata shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ku Mozzik ndodhet i ulur kurse Loredana po i thotë diçka.

Loredana ishte pak javë më parë në Kosovë dhe u fotografua me Mozzik, imazhe këto që bënë xhiron e rrjetit.

lore moyyi

Reperja ka dalë ‘live’ më herët këtë javë në TikTok, teksa ndodhej në palestër, pasi siç na ka treguar po merret me boks, e padyshim nuk kishin si të mungonin pyetjet rreth Mozzik.

 “Ku është Mozzik?“- ishte një nga pyetjet e fansave që nuk i ka shpëtuar Loredanës, e cila është përgjigjur “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.”

Videoja është bërë virale dhe fansat janë shumë të entuziazmuar nga ky fakt. Kjo është hera e parë që Loredana flet për Mozzik pas lajmeve për ribashkimin e tyre.

moyyi lore

loredana (7) loredana (6) loredana zefi3 loredana (2) loredana (4) loredana mozzik loredana zefi loredana zefi6 loredana loredana mozzik ]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura