Salianji ironizon Tahirin: Nuk arrestove asnjë grup kriminal, mendon se do mbahesh mend për ligjin e rrahjes së qenve

Oct 11, 2017 | 15:35
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar sot me deklaratat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i dorëzoi Kuvendit projektligj me propozimet për ndryshimin e Kodit Penal në lidhje me dënimet e trafikantëve dhe kultivuesve të drogës.

ef62f8f3-59f9-4c15-9580-52da60fe7461

Në një postim në rrjetet sociale, Saliani thotë se pasi Tahiri “nuk arrestoi asnjë grup të strukturuar kriminal ka guximin sot te dalë me deklarata bajate e parodi për gjasme dënime të ashpra!”

Xhelozia Tahiri-Xhafa se kush ka më shumë pronësinë dhe kontrollin e banditëve, po vendos çdo ditë në rrezik qytetarët.
Pas 4 vjetësh ministër i Ramës për lidhjet me krimin, pasi mbushi Shqipërinë me drogë, shkatërroi rendin dhe sigurinë, vendosi policine nën hyqmin e krimit, nuk arrestoi asnjë grup të strukturuar kriminal ka guximin sot te dalë me deklarata bajate e parodi për gjasme dënime të ashpra!
Mendon i shkreti që do mbahet mend që dështoi vetëm për ligjin e rrahjes së qenve të rrugës.

ervin salianji fb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura