Sa zgjat imuniteti pasi keni kaluar COVID-19 dhe a duhet të vaksinohemi çdo vit? Ja përgjigjet e disa pyetjeve që mundojnë njerëzimin

Mar 10, 2021 | 17:40
SHPËRNDAJE

Koronavirusi vijon të mbetet ende një problem shumë serioz për aq kohë sa e gjithë bota është e angazhuar në respektimin e masave anti-COVID.

COVID

Tashmë bota ka filluar aplikimin e vaksinave kundër COVID, por ndërsa dozat vijojnë të jepen çdo ditë, shumë qytetarë janë në dyshim nëse do të vaksinohemi përsëri vitin e ardhshëm?

Provat e vaksinave kanë treguar se ato janë efektive kundër transmetimit të COVID-19 dhe SARS-CoV-2. Gjithashtu edhe ata që e kanë fituar betejën me COVID kanë imunitet që i mbron nga një ri-infeksion i mundshëm ose sëmundje më serioze, shkruajnë mediat e huaja. 

Por a do të vaksinohemi përsëri për COVID, pasi kemi marrë dozën e parë, për shkak të mutacioneve që ai zhvillon?

Sëmundjet infektive dhe vaksinat janë një rast i veçantë i përgjigjes imune; limfocitet T dhe limfocitet B të kujtesës  do të mësojnë virusin në kontaktin e parë dhe do të aktivizohen sa herë që ta gjejnë përsëri. Megjithatë nuk ka një stabilitet të vendosur gjatë kësaj mbrojtjeje të fituar. Faktorë të tillë si lloji i patogjenit, ashpërsia e sëmundjes fillestare, shëndeti i përgjithshëm dhe mosha luajnë një rol vendimtar.

Imunitetit artificial i krijuar përmes vaksinimit, si në rastin e vaksinës Moderna, sjell parandalimin e mekanizmave të sofistikuar me të cilët viruset sulmojnë proteina specifike të imunitetit, të tilla si SARS-CoV-2.

Megjithëse sëmundja siguron një shkallë të imunitetit natyror ndaj ri-infeksioneve. Kështu doza të përsëritura të vaksinave mund të jenë të nevojshme për grupet e ndjeshme, kjo për shkak të mutacioneve që COVID shfaq.

Nëse nevojiten vaksina të reja, do të thotë se COVID-19 do të evoluojë në standardin e gripit me vaksinime të përsëritura. Nëse jo atëherë, ashtu si me fruthin vaksina për të cilin bëhet një herë në jetë, vetëm ata që nuk pranojnë të vaksinohen do të jenë në rrezik të lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura