“Ruaj qetësinë, ndryshe pranon të vërtetën”- Bardhi i përgjigjet Gjiknurit për padinë: Ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve

Oct 29, 2021 | 14:17
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për padinë që ka dorëzuar në Gjykatë kolegu socialist Damian Gjiknuri.

“Mezi pres te perballem ne gjyq me Damian Gjiknurin”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociake, teksa ka vijuar edhe një herë me denoncimin që sipas tij Gjiknuri “ka bere 17 udhetime me mafiozet e incineratoreve”.

Akuzat ndaj Gjiknurit u ngritën një ditë më parë në Kuvend, ku pati edhe replika ndaj deklaratave të Gazment Bardhit.

Ndërkohë në një reagim në rrjetet sociale deputeti socialist tha sot se “tre data që përkojnë me udhëtime të miat janë krejt rastësore e pa asnjë lidhje me personat në fjale: përkatësisht dy janë vizita zyrtare në detyrën e ministrit dhe një udhëtim me automjet me familjen time. Asnjë udhëtim charter. Të gjitha në linjat e zakonshme të fluturimit”.

POSTIMI I PLOTE I GAZMENT BARDHIT

Damian Gjiknuri ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këshillën time për të marrë avokat, do i duhet për gjatë, veçanërisht për në SPAK.

Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate times nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda.

Damian ruaj qetësinë, se ndryshe duke u përpjekur të gënjesh, pranon të vërtetën.

E vërteta të ka bërë të pohosh sikur unë kam thënë se ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve, kur unë të listova vetëm 15 udhëtime. Në fakt janë fiks 17, sepse dje nuk përfshiva ato të datës 01.09.2010 dhe 27.01.2012. Faleminderit që më konfirmon ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura