“Rroftë Dako, rroftë PS”, Astrit Avdyli bën deklaratën e papritur në Gjykatë: Aty i qaj hallet

Nov 13, 2018 | 13:30
SHPËRNDAJE

Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit e operacionit ndërkombëtar Volvo4, ka apeluar vendimin e masës së sigurisë arrest me burg dhe sot ka dalë para Apelit.

pece avdyli fushata e fundit

Gjatë seancës ku ka kërkuar lirimin, Avdyli ka deklaruar se i qan hallet në Partinë Socialiste.

“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”, ka qenë kjo deklarata e Astrit Avdylit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

“Kam bere burg politik, kam qene i persekutuar”- ka thene ai, duke e pranuar hapur se i ka sherbyer Dakos.

“Vangjush Dakos i kam sherbyer. Me heret i kam sherbyer Berishes dhe Agron Dukes, por tani kam ndryshuar kah politik. Besoj ne programin e Dakos dhe te PS-se”- ka thene ai.

vangjush-dako-3

Më tej Avdyli ka deklaruar se ka njohje me Ndokat pasi i ka njohur në burg. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, është shprehur ai para togave të zeza.

Kujtojme se 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura