Rritja e azilkërkuesve në Francë/ Ish-deputeti Tavo: Shuplakë për qeverinë! Duhet larguar sekti i Rilindjes jo shqiptarët

Sep 21, 2020 | 20:26
SHPËRNDAJE

 

Duke marrë shkasë nga një raporti i një media franceze, ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, thotë se ky raport është shuplakë për sektin e Rilindjes.

Tavo

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni po largojnë shqiptarët.

“Është sekti i rilindjes ai që duhet larguar dhe jo familjet shqiptare”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Media franceze “Marianne” shuplakë sektit të rilindjes “Shtet i dështuar me krim dhe korrupsion. Deri në 2015 kërkesat për azil qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e vendosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese.”

Krimi dhe korrupsioni po largojnë shqiptarët. Është sekti i rilindjes ai që duhet larguar dhe jo familjet shqiptare.

Vendi kërkon stabilitet, zhvillim dhe shtet të së drejtës. Kjo nis me 26 prill 2021.

Ky nuk është vetëm parashikim apo dëshirë, ky është fakt.

VT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura