Rritet dyfish numri i testimeve në Itali/ Humbin jetën 376 pacientë, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Mar 9, 2021 | 20:05
SHPËRNDAJE

Në Itali shifrat e të infektuarve dhe viktimave vijojnë të mbeten në nivele alarmante. Kështu në 24 orët e fundit janë regjistruar 19,749 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 376 pacientë.

koronavirusi-8-665x459

Në 24 orët e fundit u testuan 345,336 persona (pothuajse dyfishi i ditës së djeshme), me një normë pozitive prej 5.7%.

Dje numri i të infektuarve ishte 318, me 13.902 raste të reja. Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Itali është 3,101,093, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 100,479. Deri më tani pozitivë me COVID janë 478,883 pacientë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura