“Rritëm me 0.5% normën bazë të interesit”/ Guvernatori Sejko: Inflacioni do mbetet në nivele të larta në 2022, ja kur pritet të ulet

Aug 3, 2022 | 16:18
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se inflacioni në vendin tonë do të mbetet në nivele të larta përgjatë vitit 2022.

banka

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se inflacioni pritet të nisë uljen përgjatë vitit 2023, por në varësi të situatës së çmimeve në tregjet e huaja.

Gjithashtu ai bëri me dije se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5%.

“Rritja ekonomike do mbetet pozitive në afatmesëm. Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta gjatë 2022. Stabilizimi i çmimeve në tregun e huaj, do ulë presionin ndaj inflacionit në vend. Inlfacioni parashikohet të kthehet në 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit nga niveli i 1.25% në 1.75%. Të rrisë me 0.5% normën e interesit të depozitës njëditore” – tha Sejko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura