Rrëzohet helikopteri ushtarak, zhduken 3 pjesëtarët e ekuipazhit

Feb 11, 2016 | 9:46
SHPËRNDAJE

Tre anëtarë të ekuipazhit në helikopterit ushtarak grek konsiderohen të humbur pas rrëzimit të tij pranë ishullit Lero të Egjeut juglindor.

helikopteri
Helikopteri i cili ishte zhdukur nga radarët prej orës 02:45 të natës thuhet se është gjetur para pak orësh, raporton “Kathimerini”.

Ai ishte ngritur nga një fregatë greke gjatë një stërvitjeje ushtrake me emrin “Rrufeja” dhe kishte në bord dy pilotë dhe një inxhinier.

Trupat e tyre të zhdukur ende nuk janë gjetur dhe kërkimet po vijojnë në terren.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti teksa Shefi i Forcave të Armatosura Vangelis Apostolakis tha se kushtet e motit ishin normale në kohën kur kontakti me radarin kishte humbur.

Ai tha se vetëm disa pjesë të rrënojave ishin gjetur, dhe se kishte pak shpresa se pjesëtarët e ekuipazhit të gjenden të gjallë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura