Rrëzimi i avionit, Rusia sanksione të ashpra Turqisë. Arrestohen 50 biznesmenë turq

Nov 26, 2015 | 15:38
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Mbeten të larta tensionet mes Moskës dhe Ankarasë. Një grup prej rreth 50 biznesmenësh turq u ndaluan nga autoritetet ruse në Krasnodar, në Rusinë jugore. Sipas CNN-it turk, ata akuzohen se kanë gënjyer për qëllimin e hyrjes së tyre në Rusi. Siç raportojnë mediat, një prej sipërmarrësve tha se grupi u ndalua dje dhe doli këtë mëngjes përpara një gjykatësi, i cili i ka dënuar ata me dhjetë ditë burgim dhe një gjobë prej 4000 rubla (më pak se 60 euro).

Sipas pohimeve të shtetasve turq, ata thanë se kishin shkuar në Rusi për turizë, dhe jo për të marrë pjesë në një panair bujqësor, ashtu siç bënë.

Sakaq, Rusia po përgatit sanksione të mëdha në shenjë hakmarrje ndaj Turqisë, pas rrëzimit të një prej avionëve të saj në kufirin tusko-sirian.

Kryeministri rus Dimitri Medvedev tha se masat mund të përfshijnë ndalimin e projekteve të investimeve të përbashkëta, teksa theksoi se sanksionet do të hartohen brenda dy ditëve të ardhshme.

avioni

Duke folur në një takim me kabinetin qeveritar në Moskë, Medvedev tha se “qeveria ka urdhëruar nxjerrjen e një sistemi masash si përgjigje ndaj këtij akti agresioni në sferat ekonomike dhe humanitare”.

Sipas tij, fokusi do të jetë për “futjen e kufizimeve ose ndalimeve” për interesat turke ekonomike në Rusi dhe një “kufizim me furnizimin” e produkteve, duke përfshirë edhe ato ushqimore për Turqinë.

Medvedev theksoi se projektet për investime, turizmëm, transportin, tregtinë, si dhe “kontaktet humanitare” do të ndikohen të gjitha nga sanksionet.

Tensionet janë rritur dy ditët e fundit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, të cilat mbeshtesin palët kundërshtare në luftën civile në Siri. SHBA, BE-ja dhe OKB-ja kanë bërë thirrje për qetësi.

Më herët, Presidenti Vladimir Putin tha se Turqia nuk ka kërkuar falje për rrëzimin e avionit rus në territorin sirian sipas tij, por u përgjigj Erdogan i cili tha se vendi i tij nuk kërkon falje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura