Rrëzimi i avionit rus, Putin pret që Turqia të kërkojë falje. Përgjigjet Erdogan

Nov 26, 2015 | 13:41
SHPËRNDAJE

Presidenti Vladimir Putin ka thënë sot Turqia nuk ka kërkuar falje për rrëzimin e avionit rus në territorin sirian sipas tij.

Russia.Turkey.AA_.24Nov2015

Kriza midis Rusisë dhe Turqisë vazhdo edhe sot, pasi avioni u rrëzua në afërsi të kufirit me Sirinë, të martën.

Turqia thotë se ishte duke ndjekur protokollin ushtarak, por Rusia e ka akuzuar atë se po përpiqet të prishë marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton “Mirror”.

Nga ana e tij, presidenti turk Erdogan iu përgjigj deklaratave të Putin, duke theksuar se rrëzimi i avionit ishte një reagim automatik, ndaj dhunimit të hapësirës ajrore të shtetit.

Presidenti turk tha se ndihet i trishtuar kur sheh reagimin e Rusisë dhe siguroi se impenjimi i Turqisë në luftën ndaj ISIS është i padiskutueshëm.

replikatt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura