“Rrezik për sulm në Kosovë”, ambasadat paralajmërojnë punonjësit t’i shmangin turmat dhe qendrat tregtare

Nov 27, 2021 | 22:26
SHPËRNDAJE

Ambasadat e huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Kjo për shkak se, sipas tyre, ka rrezik për një sulm të mundshëm deri më 30 nëntor.

s

Jozyrtarisht, KOHA ka mësuar se autoritetet e sigurisë janë të njoftuar për një rast të tillë, mirëpo nuk kanë parë rrezik dhe situata sipas tyre është nën monitorim.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë Policia në një përgjigje për KOHËN.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura