Rrëfimi i Majlinda Bregut: Unë jam viktima e parë e…

Jan 11, 2018 | 10:45
SHPËRNDAJE

Majlinda Bregu ka qenë e ftuar në emisionin Studio e Hapur, nga Eni Vasili në Neës 24, ku ka folur për aktualitetin politik se si ajo e shikon sot qeverisjen, por edhe për të shkuarën.

Në këtë intervistë ish-deputetja Bregu dha mendimin e saj për grupin aktual të Partisë Demokratike, por edhe për kabinetin e qeverisë.

majlinda bregu

Mendimi për grupin e PD

Kam disa që kam respekt, jo vetëm për ata që kam i kam pasur koleg. Ka të tjerë që hynë në kategorinë, që nuk përfaqësojnë asgjë.  E ndjek dhe parlamentin por më duket shumë qesharak.

Mendimi për kabinetin e qeverisë

Ka ministria të cilët nuk më takojnë mua që të them, por më duken më të rritur se në mandatin e parë. Nuk ka profile të fortë politikanësh në këtë qeveri. Mund të them se kjo qeveri nuk është më e mirë se qeveria që ka bërë partia demokratike. Kjo qeveri po qeverisë vetëm me kauzën e reofrmës në drejtësi, ku viktima e parë jam unë.  Po them që unë jam viktima e parë e reformës në drejtësi,  Pasi kur fillo reforma në drejtësi nisi dhe ftohja me lidershipin e PD, ku dhe më pas erdh ndarja përfundimtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura