Rrëfehet Balla: Jamarbëri më qëlloi me grusht, Argita me hamburger

Jun 26, 2016 | 7:47
SHPËRNDAJE

Pasi denoncoi dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha për dhunë fizike, deputeti socialist Taulant Balla ka rrëfyer gjithçka ndodhi në aeroportin e Romës. Rrëfimi i Ballës vjen pas denoncimit që ai bëri në komisariatin e Rinasit.wpid-balla-1024x843

Rrefimi i Ballës

Një gjë e pazakontë më ka ndodhur dje ne darkë në Aroportin e Romes duke u kthyer nga nje vizitë pune.

Foto e postuar nga Balla ne FB, me sqarimin per ngjarjen
Foto e postuar nga Balla ne FB, me sqarimin per ngjarjen

Isha nisur nga Shqiperia në mëngjes herët dhe po kthehesha në të njëjten ditë. Isha duke kërkuar portën e daljes “Gate H 28”. Ne njërën dorë kisha nje çantë dhe në dorën tjetër xhaketën. Në momentin që kaloj pranë një kafeje Lavazza, nga krahu i majtë më vjen një goditje me grusht të një n jeriu me kapele, nderkohë që në krahë të djathtë shoh një grua me fustan te kuq që edhe ajo hodhi një hamburger drejte meje.

Bëra nje hap mbrapa se duart i kisha të zena dhe aty njoha në fillim gruan që ishte Argita Berisha. Nuk e kisha pare ndonjehere nga afer, por ia njoh fytyrën. Ndërkohë që shquajta që personi me kapele mund te ishte burri i Argites.

I thashe vetem: “jeni cmendur?” ndërkohë qe të dy bërtisnin vetem fjalen “qelbesirat”. Dilemen e kisha te madhe, ne fakt. Të liroja duart, apo të bëja atë që në fakt bëra. Shkova në stacionin më të afërt të policisë në aeroport dhe i njoftova.

Në fakt policia italiane mu duk se e kishte parë ngjarjen në kamera, sepse njëri prej policëve më tha se dukej qartë se gruaja dhe burri i gruas të kishin zënë pritë. Nje patrullë e policisë italiane ekzekutoi gjetjen e tyre dhe rregjistrimin e gjeneraliteteve.

Të njëjtin kallzim e bëra edhe sapo zbrita ne Rinas. Gjjthcka është kështu dhe është fiksuar në kamerat e sigurisë së aeroportit. Të cmendur, për tu lidhur.

Ndërkohë duke folur për “Panorama Online” Balla tregon edhe një tjetër detaj që shoqëroi incidentin dhe dhunën.

“Kur i vajti policia italiane ata u trembën shumë. Në këtë moment Argita i thotë që duhet me thënë se na provokoi, se ndryshe e hëngrëm. Ndërkohë që unë as nuk i njoha ne fillim, jo me tu kem folur, apo provokuar”- tha Balla për “Panorama Online”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura