Rosela Gjylbegu shokon me deklaratën “Më mirë të vriten 400 mijë njerëz se një luan”

Aug 1, 2015 | 13:55
SHPËRNDAJE

3

Bëri bujë në botë vrasja e luanit të rrallë Cecil ku shumë njerëz u shprehën të trishtuar për këtë.

Por kjo ngjarje nuk ka kaluar pa u komentuar nga këngëtarja Rosela Gjylbegu.

Ajo në një postim në Facebook ka bërë një krahasim interesant për vrasjen e mbretit të xhungles, Cecil, me njerëzit.

Sipas saj, jeta e një luani është e barazvlefshme me humbjen e jetës së 400 mijë personave

“Njerëzimi ynë vdes 
në momentin që me arrogancën më të madhe
mendojmë se jeta e një kafshe vlen më pak se e jona.

Në një krahasim shifrash mes luanëve ekzistues dhe njerëzve mbi këtë tokë,
statistikisht dhe praktikisht, humbja e 1 luani është e barazvlefshme me humbjen e jetës së 400.000 personave !

50.000 $ të qelbura..për të vrarë MBRETIN e xhunglës , 
sepse disa njerëz në këtë botë lindin plehra..

R.I.P. Cecil”-ka shkruar ajo Rosela.

Rosela_Gjylbegu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura