Ronela: Ju tregoj të vërtetën për Young Zerkën dhe bashkëjetesën tonë

May 4, 2016 | 11:19
SHPËRNDAJE

Është rikthyer me një tjetër projekt muzikor, por këtë herë jo me “Malagata 2”, që e kishte premtuar, por me “Aminin”.

”Fakti që fjalën amin të gjithë e thonë kur luten për diçka, çdo njeri në fund thotë amin dhe të lutesh për dikë, është mendoj grada më e lartë e një dashurie dhe një bekimi. Këtë ka trajtuar edhe kënga ime e fundit”, thotë në këtë bisedë këngëtarja e njohur, Ronela Hajati. Në këtë klip, më shumë u diskutua pjesa ku Ronela shfaqet nudo në pjesën e sipërme.

ronela-hajatiiii

”Unë jam e veshur poshtë, sepse ajo ishte ideja që doja të jepja, nuk i kalon caqet, është artistike dhe mua më pëlqen. Jam lodhur pak aty, sepse kisha gjithë kohës presion, pluhur e erë dhe më krijuan një gjendje të mërzitshme”, tregon kështu këngëtarja Hajati për “Prive”. Edhe pse kishte paralajmëruar pjesën e dytë të këngës “Malagata”, Ronela mendon se atë do ta lançojë pak më vonë.

rr-1-650x316

”Vazhdimi i Malagatës do jetë, por është një këngë e video që do jetë deppresive për njerëzit dhe njerëzit duan të dashurohen e jo të fiksohen me gjëra të zymta, tani në verë. Kështu që, pse jo, ajo këngë do të bëhet më vonë, kur do ftohet pak”.

6ccf3e4d712df5ce8bee8c9d91cd34a8

E ndërkohë e diskutuar jashtë mase për një lidhje të mundshme me Young Zerkën, Ronela përgjigjet: “Ky muhabet më është bërë i lodhshëm, saqë nuk më ka hyrë në xhep asgjë. Mamaja ime është vetëm, sepse babain s’e kam dhe është gjëja më e shtrenjtë që kam. Dhe, edhe sikur të jem e lidhur me dikë, më vonë se kjo është jeta, edhe për shumë vite nuk do ta lë mamin. Pra nuk bashkëjetoj momentalisht me dikë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura