Rivendosja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, Rama: Një hap i rëndësishëm duhet të ndiqet edhe nga të tjerë

Jan 29, 2020 | 15:20
SHPËRNDAJE

Rivendosja e linjës ajrore Prishtinë- Beograd është komentuar nga kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së gjatë një konference të përbashkët për mediat me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

rama 2

Rama u shpreh se rivendosja e linjës është një hap të rëndësishëm, ndërsa falenderoi edhe ATO-n për mbështetjen e saj.

Ai shton se hapi që është marrë si në rastin e Kosovës dhe Serbisë me linjën Prishtinë- Beograd duhet të ndiqet edhe për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror.

“Falenderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët.

Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona’’– thotë Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura