Rinovimi ende pezull, Reali i Madridit josh liderin e mesfushës së Interit

Dec 10, 2021 | 13:12
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit është gjithë sy e veshë nga Milanoja. Bëhet fjalë për pjesën zikaltër të Milanos, teksa madrilenët ia kanë vënë syrin mesfushorit kroat të Interit, Marselo Brozoviç.

BROZOVIC

Madrilenët po ndjekin nga afër zhvillimet në shtëpinë e Interit dhe nëse kroati nuk rinovon shpejt, Reali i Madridit është gati ta joshë. Fjalët e para të ëmbla në adresë të kroatit kanë ardhur nga vetë trajneri i “Los Blancos”, Karlo Ançeloti.

Duke folur përpara takimit të së martës që lamë pas (RealInter 2-0), italiani nuk i kurseu elozhet për Brozon duke e cilësuar atë si një nga mesfushorët që çdo trajner do ta kishte dashur në ekip.

 

 

Kanë mjaftuar këto fjalë që gjithçka të interpretohet si një joshje e Realit për kroatin. Për momentin Marselo Brozoviç është në bisedime me Interin për rinovimin e kontratës.

Por, pavarësisht optimizmit të interistëve, ende nuk ka “tym të bardhë”. Kontrata e tij skadon në qershor 2022 dhe Reali ka nisur të nxitojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura