“Rilindja i mbledh të dënuarit”/ Presidenti Meta: Çim Selami i përzënë prej 5 vitesh nga LSI pasi doli se ishte marrë me trafiqe

Apr 15, 2021 | 21:16
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami tha se ishte përjashtuar nga partia 5 vite më parë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

meta

Reagimi vjen pas deklaratës së tij nga Vlora se LSI ka blerë vota.

Meta thotë se Selami është përfshirë në trafiqe dhe se nuk e kishte ditur përpara se LSI ta kandidonte. Ai shtoi se të gjithë këta të dënuarit gjejnë strehë te Rilindja.

Meta: Çim Selami hyri ne LSI si djalë sportist, por nuk na tha qe ishte me te kaluar kriminale. Kur doli ligji i dekriminalizimit më kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi te kriminalizuar që e kishte mashtruar partinë për të kaluarën e tij.

Ky është përzënë para 5 vjetësh nga LSI. Partia Socialiste e ka nxjerrë 5 herë sikur iku nga LSI-ja. Kur ky është kaq i rëndësishëm pse nuk e vuri në listën e saj. Është një fytyrë e degjeneruar në Vlorë që është marrë me trafiqet më të degjeneruarat. Kush i mbledh këta? Rilindja! Do ta shohim rezultatin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura