Rikthehet Gëzimja e Bulqizës, ish-burri: Djali i vogël i ka bërë video

Apr 25, 2016 | 13:15
SHPËRNDAJE

Pasi mohoi lajmin se tentoi t’i priste organin gjenital komshiut që hyri ta përdhunonte, Gëzime Lleshi akuzoi ish-burrin e saj, se përhapi lajmin e rremë, duke i publikuar edhe foton në media.

Por, ky i fundit reagoi duke e akuzuar atë si të rrezikshme, se e ka dhunuar vetë vajzën për të cilin ajo denoncoi komshiun tjetër se e puthi në kasolle dhe se edhe vetë ai (ish bashkëshorti) dhunohej prej saj, e që pas ndarjes ka shpëtuar.

Ata të dy kanë replikuar mes tyre në emisionin “Me zemër të Hapur”, ku Gëzimja është ndeshur në debat me ish bashkëshortin.

burri-i-gezimes

Bashkëshorti Tosum Hoxha, i ftuar në emision thotë se, bashkëshortja e tij nuk është mirë mendërisht dhe se fëmijët e tij janë në rrezik.

“Duke ndejt 8 vjet me të dhe e njoh shumë mirë çfarë është e aftë të bëj. Mua nuk më është marrë asnjë lloji kallëzimi në polici. Kjo ishte një skenë kot. Është e pavërtetë abuzimi që ajo thotë për vajzat. Psikologia ka gënjyer. Vajza është dhunuar nga Gëzimja sepse është e pandalshme, është shumë e lëvizur. Kur shkova të bëja padi për fëmijët nuk mu pranua. Unë i kam në telefon komplet plagët e vajzës së vogël në kurriz. Telefoni është sekuestruar në polici. Psikologia ka konflikt interesi me mua. Nëse ia kam shpërndarë unë foton asaj më çoni ku të doni, jo në gjyq po më varni. Unë fëmijët nuk i kam takuar”, tha ai.

Ai shtoi me tej, se “për ish gruan time ka dhe një video. Djali i vogël e ka filmuar nënën me video. Zoti i madh më largoi dhe shyqyr shpëtova nga ajo. Më ka shpëtuar se mund të kisha hy në gjak me njerëz, se kjo mund të më kishtë shti vaj të nxehtë në vesh e të vdisja. Por Zoti më ka shpëtuar. Fëmijët e mi janë të rrezikuar. Kam kërkuar kujdestarinë e fëmijëve por nuk ma kanë dhënë”.

Pas tij, ka ndërhyrë Gezimja, duke lëshuar akuza ndaj ish bashkeshortit. “Flogerta është punonjëse sociale për mbrojtjen e fëmijëve. Psikologia e një shkolle në Bulqizë është marrë në polici. Jo nuk është i vërtetë lajmi i dëmtimit të organeve gjenitale të një mashkulli. Ajo është gënjeshtër, përderisa pashë foton time aty ne televizion, atë e ka bërë ish bashkëshorti im. Doli fytyra ime ne ekran. Kurse për komshiun tim për vajzën time, ishallah do Zoti e zbardh një ditë të vërtetën”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura