‘Rikthehet’ dimri, shiu dhe bora do të mbulojnë disa qytete

Jan 12, 2018 | 18:51
SHPËRNDAJE

Java që lamë na la përshtypjen sikur ishim në pranverë duke marrë parasysh temperaturat. Por fundjava do të sjellë sërish dimrin.

n-snow-z-20170211

Meto Alb ka publikuar parashikimin për këtë fundjavë nga kur ndryshimet fillojnë që mëngjesin e të shtunës.

Kështu: Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

 

Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2°C sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura