Rezultat historik në Serbi, Alban Beqiri në gjysmëfinale të Botërorit të boksit

Nov 2, 2021 | 20:32
SHPËRNDAJE

E jashtëzakonshme! Boksieri Alban Beqiri ka bërë një tjetër paraqitje fenomenale në Botërorin e Boksit që po mbahet në Serbi, duke arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

ALBAN BEQIRI

Në ndeshjet e mbyllur para pak minutash, Beqiri mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, Beqiri triumfoi me rezultatin 4-1.

Tashmë minimalisht boksieri kuqezi ka siguruar medaljen e bronzit, që është një rezultat historik për Shqipërinë. Kjo ishte fitorja e katërt e Alban Beqirit në Botërorin që po mbahet në Beograd.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura