REZOLUTA/ Kosova merr disfatën e dytë nga Serbia në arenën ndërkombëtare

Jan 28, 2016 | 22:50
SHPËRNDAJE

Pas disfatës në UNESCO, Serbia ka fituar një tjetër betejë ndërkombëtare me Kosovën. Rezoluta për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është miratuar me katër amandamente të palës serbe.

Propozimet e palës serbe fituan përballë propozimeve të delegacionit të Shqipërisë të përbërë nga Valentina Leskaj, Petrit Vasili, Namik Dokle dhe Oerd Bylykbashi.

14_1454015462-8710807

Amendamentet e Beogradit kishin të bënin me marrëveshjen në Bruksel për bashkësinë e komunave serbe, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe pse Kosova nuk u bë anëtare e UNESCO-s dhe për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK në marrëdhënie me organizma të tilla si Interpol dhe Europol.

Asambleja e KiE-së i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian, me qëllim normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve.

Rezoluta u miratua me 112 vota dhe në fund të saj, jepet sqarimi për fusnotën e përdorur përbri emrit të Kosovës. “Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë për territorin, institucionet ose popullin e saj, duhet të kuptohen se janë në pajtueshmëri të plotë më Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 pa paragjykuar statusin e Kosovës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura