Reshje në bregdet, kurse në zonat malore…sinoptikanët nuk kanë lajme të mira për të dielën

Jan 18, 2020 | 15:13
SHPËRNDAJE

83549328_838235689949105_485081474790326272_o

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti deri mesditën e së dielës përgjatë vijës bregdetare, parashikohet me vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar. 

Përkohësisht, reshjet në këtë pjesë marrin karakter shtrëngatash.

Dëbora e izoluar dhe ngricat, do të jenë të pranishme në zonat malore. Pasdite e në mbrëmje, do të nisin kthjellimet.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -4ºC deri në 0ºC

zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC

zonat bregdetare 3ºC deri në 14ºC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura