REPLIKAT E PLOTA/ Vuçiç pranon ftesën e Ramës për të parë në Shkodër Shqipëri- Serbi

Jul 11, 2015 | 11:01
SHPËRNDAJE

Vendimi i Gjykates se Arbitrazhit perplas ne distance kryeministrat e Shqiperise dhe Serbise.

Fillimisht ishte kreu i qeverise shqiptare qe pershendeti fitoren 3-0 te kuqezinjve ne Beograd, duke thene se u vendos drejtesia.  

Pas tij Vuçiç reagoi ashpër  duke e konsideruar vendimin nje fyerje për të gjithë njerëzit normale.

Ai ka reaguar me një postim në Twitter, duke iu përgjigjur direkt postimit të Ramës, që e quajti vendimin fitore të drejtësisë. 

Vucic-Rama

“Drejtësia evropiane, për herë të njëqindtë, u kthye në një padrejtësisë globale. Ata që shkaktuan incidentin kane fituar dhe viktima eshte dënuar”- shkruan Kurir, duke cituar Vucic. 

Vucic ka reaguar me nje postim ne Twitter duke komentuar sa ndodhi. “Vendimi i gjykatës në Lozanë është një turp për ligjin, drejtësinë dhe një fyerje për të gjithë njerëzit normalë,” ka shkruar ai.

Pergjigja e Vucic ne Twitter

REPLIKAT E PLOTA

Edi Rama

Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! ‪#‎ForcaShqiperia

Aleksander Vuçiç

Drejtësia evropiane, për herë të njëqindtë, u kthye në një padrejtësisë globale. Ata që shkaktuan incidentin kane fituar dhe viktima eshte dënuar. Vendimi i gjykatës në Lozanë është një turp për ligjin, drejtësinë dhe një fyerje për të gjithë njerëzit normalë. Mos u shqetësoni @ ediramaal, ne do ta fitojmë ndeshjen, pa drone dhe ndihmën e askujt, në stadiumin në zemër të Tiranes. Deri sa te takohemi përsëri!

Edi Rama

Në Shqipëri, i dashur mik (kryeministër i Serbisë), do të fitojë kush luan më bukur futboll dhe kurrë mos thuaj “ne do të fitojmë”, pasi asgjë nuk varet nga ju.

Dhe qe ta dish ndeshja do behet ne Shkoder, ku je i mirepritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t’i duartrokasim se bashku ata qe do fitojnë.

Aleksander Vuçiç

E the mire. Do te jete kenaqesia ime :) 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura