Replikat/ Bardhi: RTSH, neutral, e dëshmon edhe OSBE. Vangjeli: Mos harro t’ia thuash Bashës!

SHPËRNDAJE

Capture-14-750x375Ka kaluar mes batutash, seriozitetit dhe provokimeve gazetareske epilogu befasues i intervistës së sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, në studion e Java në RTSH.

Në mes të dy analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Bardhi nuk i kurseu komplimentet për emisionin, por për më shumë, demonstroi një qëndrim të qartë të partisë së tij ndaj transmetuesit publik. Një qëndrim i rrallë dhe i ndryshëm nga zakoni i opozitave në Shqipëri që e kanë shumë të vështirë të pohojnë pozitivisht, në lumin e madh të mohimeve që bëjnë përgjithësisht.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se ky partia që ai përfaqëson është e vetëdijshme dhe e konsideron RTSH-në si një televizion me qëndrim neutral në raportimin e situatës politike. Bardhi tha se ky nuk është vetëm një konstatimi i tij, por edhe një gjetje e raportit të OSBE-së, i cili e rendit RTSH-në si një media më të besueshme, madje edhe në krahasim me dy televizione të tjerë kombëtarë.

“Ne nuk e kemi akuzuar ndonjëherë televizionin shqiptar për censurë. Unë jua konfirmoj që edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, televizioni publik ka një qasje neutrale. Këtë jua pranoj unë sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Dhe ky raport është një skanim realisti i situatës kombëtare. Komplimente dhe për emisionin tuaj, në të cilin unë kam qenë dhe herë të tjera”, tha Bardhi.

Por në këtë moment që dukej “i paqtë” në studio, provokon menjëherë analisti Lorenc Vangjeli. “Eshtë mirë t’ja tregosh një fakt të tillë edhe Lulzim Bashës. Ndoshta duhet t’ia këshilloni kryetarit të partisë tuaj që të vijë dhe të flasë në RTSH dhe në studion tonë për aksionin e tij opozitar”, tha ai.

Vangjeli iu referua kështu ftesave të përsëritura në drejtim të kryetarit të PD-së Basha që ai dhe kolegu i tij Preç Zogaj i kanë përcjellë kryetarit Basha që e ka refuzuar herë me mirësjellje, herë me heshtje praninë e tij në RTSH, e kushtëzuar gabimisht kjo për shkak të raporteve të tij personale dhe jo politike me institucionin.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.