Reja me “dhimbje koke”, mesfushori i Kombëtares një muaj jashtë

Sep 25, 2021 | 9:27
SHPËRNDAJE

Është bërë zyrtare ditën e djeshme shkalla e dëmtimit për futbollistin e Espanjolit dhe Kombëtares sonë Keidi Bare. Mesfushori ka lënë fushën e lojës në minutën e 74-rt të takimit pasi ka ndjerë shqetësime në kofshën e djathtë. 24-vjeçari do të ngelet jashtë fushave për një muaj.

Keidi Bare

Bare, i cili është një nga lojtarët më të besuar të Rejës dhe nën drejtimin e tij ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Shifrat e tregojnë këtë gjë ku në 20 ndeshjet e fundit të Kombëtares Bare ka nisur 15 ndeshje nga minuta e parë dhe 5 ndeshjet e tjera nuk ka qenë në formacionin startues për shkak dëmtimi ose pezullimi nga kartonët.

Ky është një fakt që tregon se mesfushori është zgjedhja e parë e teknikut italian dhe organizimi i lojës në mesfushë kalon nga Bare. Ky ishte një lajm jo i mirë për ekipin përfaqësues i cili duhet të bëjë pa fierakun në dy ndeshjet e tetorit.

ABRASHI-LAÇI-RAMADANI- Tre emra për një vend bosh në mesfushë. Abrashi vuante nga një dëmtim që dyshohej se do t’i humbiste dy sfidat e radhës, por ai ka surprizuar ditën e enjte ku është aktivizuar në pjesën e dytë me Grashopersin dhe tregon që do të jetë i gatshëm për Kombëtaren.

Qazim Laçi po zhvillon një sezon të mirë në Francë te Ajaçio ku ka luajtur rregullisht në 9 javët e para dhe madje ka shënuar edhe dy gola.

Gjithashtu, edhe Ylber Ramadani po kalon një formë të mirë në Hungari ku këtë javë bënte pjesë në formacionin më të mirë, por Reja nuk e preferon mesfushorin ku në 5 ndeshjet e fundit ka luajtur vetëm 20 minuta ndaj San Marinos.

KOM

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/