Rei Manaj përgënjeshtron De Biazin: I kam çuar vetëm një sms, nuk i lëpihem askujt

Oct 13, 2015 | 14:57
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Interit, Rei Manaj ka përgënjeshtruar sot një deklaratë të trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, sipas të cilit lojtari i dërgon sms çdo ditë për ti treguar se është gati të luajë për kuqezinjtë.

Rei Manaj
Rei Manaj

Në një intervistë në emision Proces Sportiv, trajneri De Biazi tha se Manaj i ka dërguar shumë sms, por ai do ta merrte në kombëtare vetëm kur të shihte që sulmuesi të shënojë gol në çdo ndeshje.

Pas kësaj deklarate Manaj përmes një postimi në Facebook thotë se i ka dërguar vetëm një sms De Biazit pas ndeshjes me Serbinë.

Statusi i Manajt

Kam lexuar disa artikuj te cilet me kanë dhenë shume bezdi. Gjera te thena nga njerez qe perfaqesojnë kombetaren shqipetare. Nese artikujt jane te vertete dhe fjalet e dikujt po ashtu atëherë une nuk kam fjale per te pershkruar sa i ofenduar edhe i zhgenjyer ndihem!

Artikujt qe jane perhapur nuk janë thjeshte se nje genjeshter me e madhe dhe qesharake!!! Personi per te cilin kam patur shume respekt, i cili ka thenë qe une jave per jave i kam derguar mesazhe per ti treguar minutat qe kam bere ne ndeshje ka genjyer!

Kurre ne jete nuk i kam fituar gjerat duke “lepir ose lutur” dike , por me sinqeritet, djersë edhe sakrifica pafund! Nese i madhi De Biasi thot qe i kam shkruajtur cdo fundjave atëhere eshte i lutur ti publikoi ato mesazhe …

Eshte e vertete qe i kam shkruajtur 1 here pas ndeshjes me Serbinë por deri atëherë nuk e kam patur numrin e tij te telefonit. Shkruaj kte mesazh sepse nuk dua tme vendosi kembet ne koke askush…sidomos duke u bazuar ne genjeshtra!!

Unë e dua me shume se veten kombin, shtetin tim edhe ngjyrat e flamurit me te bukur ne bote! Kam sakrifikuar shume per të arritur deri ktu sepse kjo eshte endrra ime, dua të perfaqesoj SHQIPERINE time edhe nuk lejoj askend tma prishi endrren!!

Une jo domosdoshmerisht duhet te luaj per kombetaren por e kam enderr dhe deshire …e ndjej si detyrim per ti sherbyer ketyre ngjyrave!! Une nuk jam tradhtar dhe do jepja jeten per flamurin tim! i shkruaj keto gjera, sic thash edhe pak me siper, sepse vertete ndihem shume i ofenduar dhe i hidheruar….NUK KAM FJALE!

Cdo gje e bej me zemer dhe qysh e ndjej…por fytyren, zemren dhe dinjitetin tim nuk i shes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura