RECETA/ Një ëmbëlsirë e thjeshtë, vetëm me 2 përbërës

Sep 24, 2016 | 14:08
SHPËRNDAJE

Nëse dëshironi të përgatisni një ëmbëlsirë fare të thjeshtë dhe me 2 përbërës atëherë lexoni këtë recetë.

hdgehfd

Përbërësit për 8 persona: 2 kg rrush, 100 gr miell, Sheqer sipas dëshirës (mund të mos e përdorni fare).

Përgatitja: Pastroni rrushin dhe hidhini kokrrat në një enë të madhe dhe lërini në zjarr për 45 minuta. Përziejeni disa herë gjatë zierjes në mënyrë që të lëshojnë sa më shumë lëng. Kullojeni të gjithë masën për të përdorur vetëm lëngun që duhet të rezultojë rreth 1 lt.

Hidheni sërish në enë, duke shtuar 100 gr miell për 1 lt lëng. Lëreni të ziejë për 2-3 minuta, duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Nëse doni, mund të shtoni edhe pak sheqer. Hidheni kremin nëpër format që keni zgjedhur dhe lëreni në frigorifer të paktën 3 orë. Kur ta shërbeni, mund ta shoqëroni me fruta të thata, sipas dëshirës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura