RECETA/ Akullore me fryta pylli dhe nektarina me mjalt

Jun 11, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Dëshironi diçka të ëmbël, por nuk keni shumë kohë në dispozicion? Ja dy receta që bëhen vetëm për pak minuta.

akullore

AKULLORE ME FRUTA PYLLI E BËRË VETË

Përbërësit: 170 gr fruta pylli të ngrira të pasheqerosura (si p.sh. luleshtrydhe, manaferra, boronicë); 2 filxhanë qumësht; 1 çerek kg akullore me vanilje

Përgatitja: Në një përzierës vendosni gjysmën e përbërësve. Përziejeni derisa të bëhet si pure, ndaloni herë pas here për ta përzierë me lugë. Vendoseni më pas në gota. Përsëriteni këtë procedurë me përbërësit e mbetur.

NEKTARINA ME MJALTË
nektarina

Përbërësit: 4 nektarina të mëdha, të ndara përgjysmë dhe më bërthama të hequra; 1/3 filxhanë me mjaltë; 2 lugë gjelle me lëng limoni.

Përgatitja: Ndizni skarën. Vendosni nektarinat në një tavë. Pastaj përzieni mjaltin e lëngun e limonit dhe hidhjani sipër nektarinave. Piqini në skarë për 6-8 minuta. Servirini të ngrohta ose me temperaturën e dhomës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura