Reaksioni kimik tek ish-fabrika e tekstileve në Korçë u shkaktua si pasojë e…Si u aktivizuan lëndët helmuese

| 12:15
SHPËRNDAJE

Një reaksion kimik u shkaktua në ndërtesën e ish-Trikotazhit në Korçë, si pasojë e lëndëve kimike të lëna aty prej vitesh.

Erë mbytëse dhe tym toksik u çlirua për orë të tëra në të gjithë zonën, duke vështirësuar frymëmarrjen e banorëve të zonës dhe kalimtarëve. Kimikatet kanë mbetur brenda ndërtesës prej kohësh kur fabrika ishte funksionale, ndërsa lagështira dhe temperaturat u bënë shkak për ndërveprimin e tyre në dy vatra.

Ngjarja nisi rreth orës 15:00 të së shtunës në lagjen 9 të qytetit, pasi banorët e një pallati në afërsi të ishfabrikës lajmëruan Policinë dhe zjarrfikësen për atë që po ndodhte. Pavarësisht se këto të fundit mbërritën dhe rrethuan zonën, nuk mund të ndalonin reaksionin që sa vinte e shtohej. U desh që në vendin e ngjarjes të shkonin ekspertë nga Forcat e Armatosura dhe të punonin gjithë natës për të neutralizuar dy vatrat aktive që u gjetën brenda në fabrikë. Ndërsa u morën edhe kampione për t’i testuar në laborator lëndët dhe gazrat që çliruan ato.

OPERACIONI

Fillimisht ata u përqendruan te niveli i ndotjes që po shkaktohej dhe më pas përcaktuan edhe operacionin e nevojshëm për t’u kryer në ambientet e ish-Trikotazhit. Një grup nga Kompania e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë të Forcës Tokësore shkoi në vendngjarje ku bëri matjet me aparatura të posaçme të zbulimit kimik, duke evidentuar 2 vatra të ndryshme brenda godinës, të cilat kishin shkaktuar reaksionin kimik. Pasi analizuan të gjithë faktorët, specialistët e Kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë i shuan të dyja vatrat që shkaktonin ndotjen. Pas neutralizimit të vatrave, specialistët i monitoruan ato për rreth 2 orë në pritje se mos riaktivizoheshin sërish, gjë e cila nuk ndodhi/ dh.ç

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.