Reagon Komisioni Europian: E vërteta e vilës 1.6 milion euro të ambasadores Vlahutin

Jan 26, 2017 | 20:06
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e BE në Tiranë Vlahutin u është përgjigjur permes Maja Kocijancic, zedheneses se BE akuzave për vilën luksoze. E pyetur nga Panorama, ajo thotë se është bërë konform rregullave te BE.

vlahutin-768x552

REAGIMI:

Vendimi për të zgjedhur rezidencën e Kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë.

Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e Kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së.

Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në Janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura