Ratko Mlladiç në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në spital në Hagë

Sep 11, 2022 | 22:18
SHPËRNDAJE

Ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital dhe është në “shëndet të dobët”.

radko

Lajmi është bere i ditur nga djali i tij, Darko Mlladiç ne nje bisede te shkurtër me AFP ne Beograd. Ai u shpreh se ish-gjenerali ishte shtruar në spital për një javë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ratko Mlladiç ishte fillimisht në spitalin civil në Hagë, ndërsa që nga e enjtja ndodhet në objektin shëndetësor të burgut me seli në Hagë.

“Shëndeti i tij është i keq. Një ekip mjekësh është gati këtu në Serbi të cilët mund të shkojnë ta shohin atë, por ne nuk e dimë ende nëse do të lejohen. Ne do të kërkojmë leje që këta mjekë ta ekzaminojnë atë”, citohet të ketë thënë Mlladiç për AFP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura