Raporti i korrupsionit/ Dhurata Çupi: Shqipëria po përkeqësohet vazhdimisht, asnjë masë nga qeveria

Dec 9, 2019 | 19:38
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se pavarësisht denoncimit të çdo afere nga ana e opozitës, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të luftuar korrupsionin.

dhurata-cupi2

Duke marrë shkasë nga raporti i “Transparency International”, ajo thotë se vendi ynë është përkeqësuar vazhdimisht.

Reagimi i plotë:

Sot eshte dita nderkombetare e luftes kunder korrupsionit.

Sot dhe cdo dite te vitit duhet ta kete prioritet luften kunder korrupsionit vendi yne

Edhe pse Partia Demokratike ka denoncuar cdo afere korruptive ne menyre te vazhdueshme qeveria nuk ka marre asnji mase qofte per denoncimet e PD qofte per denoncimet dhe raportet e agjencive nderkombetare.

Vetem gjate vitit 2019 , mjafton te mbajme ne vemendje raportet nderkombetare , qe te detyronin te merrnin masa qe vendi yne te prosperoje drejt një normalizimi te ketyre raporteve dhe permiresimi imazhi.

Raporti i organizatës, “Transparency International”, nënvizon se Shqipëria persa i perket korrupsioni renditet në vendin e 99-të. Vendi ynë ka njohur përkeqësim në krahasim me një vit më parë, pasi ka pësuar një rënie me 9 vende vetem brenda vitit.

Raporti i përvitshëm i DASH Theksohet se problem mbeten krimi, korrupsioni, zbatimi i ligjit dhe të drejtat e pronës. Sa i përket korrupsionit, thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan.

Raporti i BB thekson se fenomeni i korrupsionit në administratën shqiptare është përkeqësuar, në raport me gjashtë vite më parë.

Sipas BB, kompanitë shqiptare janë detyruar të paguajnë më shumë nën dorë për zyrtarët e shtetit. Po sipas Bankës Botërore për vitin 2019, mbi 36 për qind e bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botë

Keto jane vetem disa paragrafe nga raportet pa fund ndaj korrupsionit ne vendin tone.

Këto janë fakte ndërsa shqiptarët po përballen me një qeveri që nuk heq dorë nga cdo firmë që hedh duke e bërë atë korruptive: që nga PPP e deri tek termeti ku ka mungesë totale të transparencës për indentifikimin e godinave ne kombinat apo qytetin studenti apo dhe zona të tjera të prekura, cka përkthehet në afera edhe në një fatkeqësi të tillë .

Kjo situatë e ka një përgjigje: kjo qeveri nuk e lufton dot korrupsionin , sepse është e lidhur me të pazgjithshmërisht.

Rama edhe “letrat” pas termetit i ben me pushtetaret e shpallur non grata ne ShBA per korrupsion.

Korrupsioni rritet e zhvillohet ne vendet ku nuk sundon ligji, ku drejtohet e qeveriset nga autokrate. Ku taksat dhe barrat fiskale jane per bizneset pa mbrojtje qeveritare dhe njerezit e thjeshte. Tenderat dhe koncesionet destinohen per qeveritaret dhe rrethi i te aferme te tyre. Zgjidhja duhet shpejt , vendi nuk pret. Shqiptaret e duan Shqiperine nji vend europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura