Raporti i KE-së për Maqedoninë në seancë parlamentare

Jun 11, 2018 | 11:38
SHPËRNDAJE

Deputetët në seancën e 47-të të Kuvendit do ta shqyrtojnë Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018-të. Në rendin e ditës të seancës është edhe Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, si dhe ndryshimet e ligjit për privatizim dhe qiranë e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të akcizave, ndryshimet e Ligjit për tregti, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune.

parlamenti maqedonas 2

Deputetët mes tjerash do të debatojnë edhe për ndryshimin e propozim Ligjit për trajnimin dhe provimin për drejtorët e shkollave fillore, të mesme, konviktet për nxënësit dhe hapjen e Universitetit të qytetarëve për mësim të përjetshëm, si dhe për propozim ndryshimet për Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe propozimi i Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga Talat Xhaferi, Frosina Remenski, Goran Misovski, Dragan Donev, Tomislav Tuntev, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Surija Rashidi dhe Meral Uzeiri Ferati./alsatm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura