Rapo dhe Greca titullarë, trajnerët shkodranë surprizojnë me formacionet zyrtare. Teuta pa sulmues të mirfilltë

Jan 21, 2020 | 16:40
SHPËRNDAJE

Do të startojë në orën 17:00, në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida mes Teutës dhe Laçit. Një përballje tepër interesante, mes 2 trajnerëve shkodran Edi Martini dhe Armando Cungu.

teuta-fanellat

Si Teuta ashtu dhe Laçi do të kërkojnë ta nisin vitin 2020 me fitore. Durrsakët vijnë pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që kurbinasit, regjistruan 2 humbje në fundin e vitit 2019-të.

Në sfidën e fazës së parë, ishte Laçi që triumfoi me rezultatin 3-0, ndërkohë që “djemtë e detit” do kërkojnë një lloj hakmarrje për atë disfatë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy aktivizimi i Rapos dhe Grecës nga minuta e parë, ndërkohë që durrsakët luajnë pa sulmues të mirfilltë. Për sa i përket sulmuesi Kulibali, ai nuk do të jetë i gatshëm, pasi nuk ka marrë ende konfirmimin për federimin.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila,  Trajner: Edi Martini

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Formacionet zyrtare

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura