Rangnik me hapa të shpejtë, 100 milion paund për yllin e Anglisë

Jan 2, 2022 | 9:56
SHPËRNDAJE

Trajneri i Mançester Junajtid,  Ralf Rangnik, ka vendosur një tjetër lojtar si prioritet kryesor në merkato. Ai është kapiteni i Uest Hem, Deklan Rajs, për të cilin klubi i “djajve të kuq” është gati të paguajë 100 milion paund.  

rice

Sipas The Sun, 22-vjeçari anglez do të largohet nga Uest Hem nëse ekipi nuk arrin dot të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Kështu Rangnik po mendon të përfitojë nga situata e shkaktuar te Uest Hem dhe me një çmim të tillë, klubi nuk mund ta refuzojë.

Për këtë situatë reagoi dhe vetë Dejvid Mojes, i cili u shpreh optimist për qëndrimin e Rajs deri në fund të kontratës së tij. “Ne do ta mbajmë Deklan deri sa të kemi mundësi dhe nuk kemi ende ndërmend ta shesim. Në përgjithësi ai është duke bërë një punë shumë të mirë me skuadrën. Nëse ai vazhdon të drejtojë ekipin në këtë mënyrë do tërheqë dhe lojtarë të tjerë të vijnë të luajnë me të” u shpreh Mojes.

Në garë për Rajs është gjithashtu edhe Çelsi e Mançester Siti, por Mançester Junajtid është gati që në javët e ardhshme të fillojnë bisedimet për të siguruar kartonin e mesfushorit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura